E Martë, 3 Nëntor 2026

Historike për Shqipërinë…

Lara Colturi arrin të kualifikohet në finalet e Kupës së Botës në sportin e skive. Në bazë të rezultatit të arritur në garat e së shtunës, ajo renditet midis 25 më të mirave, duke arritur të kualifikohet në finalet e Sllallomit Gjigant, të cilat do të zhvillohen fundjavën e ardhshme në Austri.

Një tjetër arritje historike për Lara Colturin. Për herë të parë ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e një Kupe Bote, që do të zhvillohen në Saalbach të Austrisë fundjavën që vjen. Të shtunën e 9 marsit Lara ka konkurruar në Sllallomin Gjigant në ARE të Sueditë dhe në bazë të kohës së arritur, duke sfiduar kushtet e vështira të motit, ka mundur të renditet midis 25 më të mirave në klasifikimin sezonal në këtë disiplinë duke bërë që të kualifikohet për në finale.

“Ishte një ditë e vështirë, sidomos manshi i parë pasi kishte erë të fortë në 3-4 pjesët e para dhe shikueshmëria ishte e ulët. Por jam e gëzuar që arrita diçka të mirë, sidomos kualifimi për në finale ishte gjëja më e bukur dhe ky është një objektiv i arritur. Të shohim finalen të dielën e ardhshme”.

Pikërisht të dielën e 10 marsit, në Are të Suedisë, Lara Colturi do të provojë të mbrojë klasifikimin e saj midis 25 më të mirave për t’u kualifikuar edhe në finalet e Sllallomit, disiplinë e cila do të zhvillohet edhe kjo në Saalbach të Austrisë, fundjavën e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›