Partizani, fitorja e 11-të radhazi

Partizani vazhdon të jetë i pandalshëm në kampionatin e volejbollit të meshkujve. Një tjetër sukses i pastër 3-0 për të besuarit e Ylli Tomorit, këtë herë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e cila erdhi drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Krahas titullarëve, Ylli Tomorri aktivizoi dhe djemtë e rinj. E kjo që nga Osmani, Mexhaj, Baçova e Hoxha. 25-21 seti i parë për Partizanin. E më pas dy sete njëherazi 25-14 dhe 3-0 e fitorja e njëmbëdhjetë radhazi për të kuqtë e Ylli Tomorrit.