E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historiku i uniformave te policise

Policia ka ndryshuar disa here uniformen qe nga viti 1991, e deri ne keto momente, por ne asnje rast jo si kete radhe ne masen 100 perqind.

Ndryshimi i pare qe lidhej edhe me simbolin, ishte ai pas renies se komunizmit ne 1991, ne 1993-in do te ndryshonte edhe uniforma, por vetem ne kemishe dhe xhakete.

Ndryshimi i metejshem do te vinte shume vite me vone, ne 1999 kur do te ndryshonte modeli i qepjes, por jo ngjyra blu e veshjes se policise. Por edhe ai ndryshim nuk i ka shkuar per shtat sistemit te uniformave blu ne rruge.

Ne 2003-in, serish nje tender tjeter do te ndryshonte imazhin e policise. Grada dhe uniforma te reja ne masen 60 perqind duke ndryshuar pantallonat dhe xhaketat, dhe disa prej aksesoreve te tjere.

Por Ministria e Brendshme e asaj kohe ne 2005-en do te ndryshonte serish. Kemisha dhe shiritat e pantallonave do te ishin ndryshimi i fundit.

Pavaresisht perpjekjeve per te ndryshuar veshjen dhe etiken e policit ne rruge, pavaresisht deshires per t’i dhene nje figure serioze, deri tani imazhi ka mbetur i njejte. Stilistet italiane mund te ishin kerkesa per imazhin e duhur. Por sigurisht qe per ndryshimin e imazhit te policise, nuk mjaftojne vetem ndryshimet ne uniforma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›