E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te moshuarit, Rama ofron mbeshtetje, Berisha premtime

Sali Berisha dhe Edi Rama kane uruar sot te moshuarit ne diten nderkombetare te tyre ne menyra te ndryshme.

Edi Rama ka zgjedhur te beje kamarierin dhe kavalierin per te moshuarit. Ne nje vallezim brezash se bashku me nje grup te rinjsh nga gjimnazet e Tiranes, Rama ka vallezuar me te moshuarit ne tingujt e violines.

Ne nje kokteil te organizuar posacerisht per ta, Rama ne rolin e kamarierit u ka servirur te moshuarve embelsira dhe pije freskuese.

Duke u kujdesur qe ata te mos ndihen te vetmuar te pakten  ne diten e tyre, kryebashkiaku ka diskutuar per pensionet e uleta, pamundesine per te blere ilacet, apo nevoja te tjera jetike.

“T’i japim dinjitet marredhenieve te komunikimit mes atyre qe jane ne qeveri per te sherbyer e jo per te rrembyer dhe ata qe zgjedhin qeverine e vendit per te qene te sherbyer dhe jo te rrembyer”, eshte shprehur Rama.

Ndersa kryeministri Berisha ka marre pjese ne inaugurimin e rikonstruksionit te shtepise se te moshuarve ne rrugen “Ali Demi” ne kryeqytet. Berisha theksoi se gjate ketij viti jane ngritur 6 qendra per te moshuarit, nderkohe qe u kerkoi te gjitheve te ofrojne  sherbime dhe solidaritetin e tyre familjar per ta.

“Shfrytezoj rastin per t’i siguruar te moshuarit se ne axhenden e qeverise jane dhe do mbeten nje perparesi madhore. 2 vjet me pare linim ne shtepite e kujdesit per ta 80% te pensionit, kete e zbritem ne 50% dhe prap do ta zbresim”, ka pohuar Berisha.

Duke iu drejtuar drejtuesve te kesaj qendre, Berisha ka kerkuar qe cdo dhome te pajiset me televizor dhe per te moshuarit te kete programe ditore qe ata te mos e ndjejne vetmine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›