E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtesia, qeveria miraton 7 projektligje

Qeveria ka miratuar 7 projektligje te propozuara nga Ministria e Drejtesise, qe nuk kane te bejne drejtpersedrejti me reformen ne drejtesi, por qe sipas kryeministrit Berisha vendosin rregulla te reja, ose riorganizojne koncepte te shtetit ligjor sipas standarteve europiane.

Projektligjet vendosin krijimin e Gjykates Administrative, qe shqyrton konfliktet e biznesit me shtetin; riorganizimin e avokatures se shtetit; liberalizojne profesionin e noterit, per te cilin nuk do te kete me nje numer te caktuar licenash, por ato do te vendosen nga kerkesa e tregut.

Kryeministri Berisha tha se per kete noteret kane qene kunder, por sipas tij argumentat nuk kane qene bindese. Projektligji tjeter ka te beje me sherbimin e permbarimit, qe megjithese eshte nje sherbim publik, perfshin edhe nje komponent privat.

Projektligji tjeter ka te beje me ndihmen juridike, qe sipas kryeministrit Berisha vendos standartet europiane ne aksesin e qytetareve ne drejtesi.

Kreu i qeverise tha se per keto ligje do te punohet me opoziten, ne menyre qe te kete vendim konsensual ne Parlament, pavaresisht se ato kalojne me shumice te thjeshte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›