“Historitë e Çmendura të Tiranës”- Romani më i ri i Ben Blushit, shkrimtari: Qyteti është djegur disa herë siç po ndodh dhe sot
Shkrimtari Ben Blushi njofton botimin e romanit të tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi thotë se libri është një rrëfim historik për Tiranën, luftërat, pushtimet dhe transformimet e kryeqytetit përgjatë katër shekujve.
Romani përfshin një periudhë prej 400 vitesh, nga viti 1600 deri në vitin 2000. Ndërsa teksa e lidh me aktualitetin politik, ku kryeqyteti prej disa javësh është përfshirë nga protestat, Blushi shprehet se kjo është një koincidentë dhe jo e planifikuar.
“Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan”, shkruan ai.

Postimi i Ben Blushit
HISTORITË E CMENDURA TË TIRANËS, ROMANI IM I RI
Historitē e Cmendura të Tiranës është romani im i ri që sot shkoi në shtypshkronjën Onufri.
Ky roman u shkrua nga keqardhja për qytetin ku kam lindur. Për Tiranën ka më pak libra se për cdo kryeqytet tjeter evropian.
Historitë e Cmendura të Tiranës tregon luftërat, pushtimet, ndërtimet dhe intrigat që i bënë njeri-tjetrit qindra pashallarë, bejlerë, aventurierë, ushtarakë, shkrimtarë, poetë, mbretër dhe perandorë për të kontrolluar qytetin nga viti 1600 deri nē vitin 2000.
Kushdo që do lexojë këtë histori të shtrirë në 400 vjet do kuptojë se Tirana është djegur disa herë sic po ndodh dhe sot dhe gjithmonë është ringritur më e bukur dhe më vitale.
Është një koincidencë fatale, aspak e planifikuar që libri botohet pikërisht këto ditë kur qyteti po vuan.
Duke nisur nga data 3 nëntor Historitë e Cmendura të Tiranës do jetë nē cdo librari.