Ish-shefi i FBI-së, James Comey akuzohet për herë të tretë për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara
Ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI), James Comey, përballet me akuza të reja penale në Shtetet e Bashkuara, që lidhen me dyshimet për zbulimin e një dokumenti të klasifikuar mbi sigurinë kombëtare.

Lajmi është raportuar nga CNN, bazuar në dokumentet gjyqësore të bëra publike të hënën, më 26 tetor.
Sipas të dhënave të dosjes, Comey dyshohet se e ka transmetuar dokumentin në tetor të vitit 2016, në kohën kur ishte ende në krye të FBI-së.
Akuzat janë paraqitur zyrtarisht më 5 tetor në Gjykatën Federale të Distriktit në Uashington, DC, afro dhjetë vjet pas ngjarjeve për të cilat ai po hetohet. Megjithatë, dokumentacioni përkatës është bërë publik vetëm së fundmi.
Ky është rasti i tretë kur Departamenti i Drejtësisë ndërmerr hapa për të ngritur akuza penale ndaj Comey-t, i cili njihet gjithashtu si kritik i presidentit amerikan, Donald Trump.