Hiti “Levitating”, Dua Lipa përballet me padi për të drejtat e autorit

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përballet me një pretendim për të drejtën e autorit për këngën e saj hit “Levitating”.
Akuza u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendon më shumë se 20 milion dollarë, me pretendimin se ylli përdori një regjistrim të këngës së tij pa leje. Dua Lipa dhe kompania muzikore Warner Music Group nuk i janë përgjigjur pretendimeve.
“Levitating” është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 “Future Nostalgia”.
Në padi pretendohet se ylli shqiptar Dua Lipa kishte leje të përdorte regjistrimin origjinal, por jo në ndonjë remix. Bosko Kante pretendon se Dua Lipa e ka ripërdorur regjistrimin pa leje në publikime të mëtejshme./ BBC
/rtsh.al/