E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hodgs Institucionet te bashkepunojne per te ardhmen kulturore

Institucionet shqiptare që përgjigjen për trashëgiminë duhet të bashkëpunojnë dhe të hartojnë një vizion të qartë se cila do të jetë e ardhmja e trashëgimsë dhe qëndrave arkeologjike të paktën në 10 vitet e ardhshme. Arkeologu dhe lektori britanik Richard Hodgs, pas dhjetë vitesh punë në qytetin antik të Butrintit, thekson se shembulli i këtij siti duhet ndjekur për të gjitha pasuritë arkeologjike.

 “Shpesh ndodh që institucionet shqiptare nuk bien dakord me njëra-tjetrën për mbarëvajtjen e punës në qëndrat arkeologjike. Ministria e kulturës, Instituti i Monumenteve, ai i arkeologjisë, Qendra e Shërbimeve Arkeologjike, madje edhe arkeologët e rinj duhet të duhet te përcaktojnë rolet e tyre për të ardhmen. Shpresoj që të gjithë të gjejnë gjuhën dhe të kujdesen per trashëgiminë ashtu siç është bërë 10 vitet e fundit në Butrint”-thotë ai.

Këto ide Hodgs i nënvizoi gjatë prezantimit të librit të tij në shqip “Butrinti i përjetshëm”.

“Ka qënë nder për mua të punoj në këtë qytet antik që mund të cilësohet si kryeqyteti i Shqipërisë. Butrinti është ndër të paktët qytetërime romake në Mesdhe, i zbuluar dhe dokumentuar kaq mirë, si dhe e vetmja qëndër bizantine e studiuar e plotë në gjithë Mesdheun”-theksoi ai.

Nëpërmjet tij, arkeologu ka i ka dhënë formë të plotë dokumetimit të qytetërimit të Butrintit që nga krijimi e deri në ditët e sotme duke përfshirë studimet e Ugolinit dhe kujtimet Eduart Lir.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›