E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Vihet në pranga britanikja, shkon në 4 numri i të arrestuarve

Është arrestuar dhe një tjetër person i dyshuar që është e përfshirë në atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë britanikja Harriet Bridgeman e cila pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Më parë, policia britanike arrestoi në Angli tre persona, porositësin dhe financuesin e atentatit Edmond Haxhia dhe dy anglezët Thomas Mithan dhe Stephten Hunt.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›