E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hodhën në treg 21 ton mandarina me pesticide, lihen në burg tre të arrestuarit

Gjykata e Beratit ka dhënë sot masat e arrestit për tre të ndaluarit e dyshuar se hodhën në treg 21 ton mandarina të ndaluara të kthyer nga Kroacia.

Seanca e caktimit të mases së sigurisë u zhvillua me dyer të hapura.

Në fund gjykata e Beratit caktoj të vlefshem arrestimet dhe dha për të tre të arrestuarit masën e  arrestit në burg.

Arben Dyli, grumbulluesi arrest me burg

Elton Tafaj, fermeri burg

Elson Tahiraj, inspektori shtetit. Burg

Gjyqtari çështjes ishte Ilirjan Hysa ndërsa prokurore ishte Malvina Pellumbi.

Gjatë seancës avokatet mbrojtjës i quajtën të ndaluarit viktima të luftës tregtare të konkurencës me qëllim dëmtimin e tregtarëve vendas. Madje avokati mbrojtes i Arben Dylit  hodhi dyshime në vërtetësinë e analizave të shtetit kroat.

Ndërsa në fjalën e tij përpara trupit gjykues eksportuesi Arben Dyli u shpeh se nuk e dinte që duhej  njoftuar AKU pasi iu kthye produkti mandarinës.

Ai njoftoj fermerët një nga Goriçani dhe tjetri nga Saranda për të marrë mbrapsh mallin.

Fermeri i arrestuar Eltn Tafa u shreh se i është bërë padrejtësi nga AKU pasi i ka treguar që  mandarinat ishin prishur, kalbur, ndaj i hodha në landfilldin e Dimalit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›