“Qënie e shpifur, sajon gjëra”, Nuredin Dumani përplaset me ish-shokët në gjyq: Më ofruan 700 mijë euro për të ndryshuar dëshminë

Ka vijuar deri në orët e pasdites së të martës dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani në seancën e radhës në GJKKO në procesin “Plumbi i Artë”.
Gjatë përgjigjeve të pyetjeve të avokatëve të të akuzuarve, Dumani ka debatuar ashpër dhe me ish-shokët e tij Gent Sharrën dhe Asllan Plakun, të cilët i ka implikuar në ngjarje kriminale.
Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani ka pretenduar se i kanë çuar fjalë njerëz në burg që të ndërronte dëshminë për Gent Sharrën dhe Suel Çelen, kundrejt qindra mijëra eurove.
Por kjo gjë ka irrituar si Asllan Plakun, ashtu dhe Gent Sharrën.
Në seancë, ky i fundit i tha Dumanit: “Ky është një qenie e shpifur, sajon gjëra, përmend dhe emra, jo Emiliano Shullazi e ku di unë që s’kanë lidhje me këtë çështje.”
Ndërkohë, Asllan Plaku deklaroi në seancë se ka qenë Nuredin Dumani ai që i ka vënë gjobë Gent Sharrës 200 mijë euro dhe Suel Çelës 500 mijë euro për të ndryshuar dëshminë./vizionplus.tv