Holandë, pa e kuptuar bëhet nënë në moshën 12 vjeçare

Holandë, 31 Mars NOA – Të bëhesh nënë dhe mos të jesh në dijeni. Gjithçka ka ndodhur në Holandë, ku një vajzë 12-vjeçare ka lindur teksa ishte në një ekskursion shkollor, por as vetë studentja dhe as prindërit e saj nuk e kishin vënë re këtë shtatzëni. Vajza filloi të ndjente dhimbje shumë të forta dhe në këtë çast u transportua në zyrën më të afërt ku solli në jetë dhe fëmijën.
Lajmi është bërë i ditur nga Ciryel Hamstra, zëdhënës i shërbimeve shoqërore për shëndetin publik në Holandë. Vajza ka treguar, se kishte filluar të ndiente dhimbje të forta në bark dhe një nga shoqëruesit e saj e çoi atë në shërbimet mjekësore urgjente. Kur ambulanca mbërriti, 12 vjeçarja ishte në pikën e lindjes: më pas solli në jetë vajzën. “Ashtu si mamaja dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, – bëri të ditur Hamstra.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeHerzigova lind PhilipinGjenden të vrara nënë e bijëKylie Minogue dhe ëndrra për tu bërë nënëBalla: Më 21 janar, mercenarë në Kryeministri Lidhje: 12-vjec, Holande, nënë