E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda dhe Turqia ndihmojne evakuimin e kosovareve nga Libia

Ministria e Puneve te Jashtme MPJ eshte duke ndjekur me perkushtim rrjedhen e zhvillimeve te fundit ne Libi duke vene theks te vecante ne perkujdesjen per shtetasit e Kosoves qe gjinden aktualisht ne Libi. Sipas nje komunikate per media te MPJ-se deri tani jane evidentuar rreth 50 shtetas te Kosoves te cilet jane aktualisht te vendosur ne Tripoli dhe Bengaz.

Nga kontaktet e drejtperdrejta dhe te vazhdueshme me shtetasit kosovare ne Tripoli dhe Bengaz Ministria e Puneve te Jashtme njofton se studentet e evidentuar gjenden aktualisht ne qendren studentore universitare te izoluar nga zona e rrezikut nderkohe qe disa familjeve kosovare ne Bengazi i eshte ofruar mundesia e evakuimit permes anijeve te derguara per kete qellim nga shteti Turk - thuhet ne njoftimin e MPJ-se.

Nderkohe qe gjate dites se djeshme dhe sotshme sipas MPJ-se fale bashkepunimit te ngushte paraprak te perfaqesive te Republikes se Kosoves ne Sofje Berlin dhe Hage me autoritetet shteterore te ketyre vendeve jane evakuuar 2 shtetas kosovare nderkohe qe 7 te tjere nisen ne oret e mbremjes.

Perfaqesite e Republikes se Kosoves ne Ankara Hage Berlin Vjene dhe Sofje dhe jane angazhuar intensivisht qe permes bashkepunimit me autoritetet shteterore dhe kompanite ajrore te vendeve perkatese te mundesojne evakuimin e shtetasve Kosovare nga zona e rrezikut.

Sipas MPJ-se autoritetet shteterore te ketyre vendeve vecanerisht Republika e Turqise dhe Mbreteria e Holandes kane premtuar ndihme per shtetasit e Kosoves dhe kane derguar ne misionet e tyre ne Tripoli dhe Bengaz listat e shtetasve te Kosoves te evidentuar deri sot. MPJ po ashtu njofton shtetasit e Kosoves ne Libi te cilet kane interesim per tu evakuuar te lajmerohen ne perfaqesite diplomatike/konsullore te Turqise dhe Holandes ne Libi.

Pas Tunizise Egjiptit dhe disa vendeve te tjera arabe edhe Libia eshte perfshire nga protestat e pergjakshme per te rrezuar diktatorin Moamer Gadafi i cili eshte ne pushte prej 41 vjetesh. Deri tani thuhet se autoritete shteterore kane vrare mbi nje mije protestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›