E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eduard Streltsov historia e trishte e Bestit rus

Eduard Streltsovi per nga jeta qe bente mund te krahasohej vetem me Xhorxh Bestin. Nderkohe qe per nga talenti atij eshte veshtire ti gjesh ndonje lojtar te ngjashem. Nese Streltsovit nuk do ti priteshin kembet nga regjimi komunist atehere ai do te kthehej ne nje ikone e sportit ne tere boten qe sot mund te fliste per nje lojtar te madh. Ai ishte njeri prej lojtareve me te mire te Bashkimit Sovjetik te viteve 50.

Talenti i Eduard Streltsovit ishte shume madh per tu perdorur si duhet nga mendjet e vogla te komunisteve te republikes se ish-Bashkimit Sovjetik ne vitet lsquo50. Nese lojtarit nuk do ti priteshin kembet nga regjimi komunist atehere ai do te kthej ne nje ikone e sportit per tere komunistet. Historia e Eduard Streltsovit eshte nje nga ato qe rralle here degjohen. Ne ate kohe sferat e larta te Bashkimit Sovjetik qe tregonin se udhehiqnin vendin ne emer te popullit vendosen qe ti prishin jeten dhe karrieren nje talenti te vertete te futbollit lindor. Atyre nuk iu desh shume pune per ti gjetur nje prove qe te shkaterronin Streltsovin qe i ndihmoi vete duke biseduar me personin e gabuar ne momentin e gabuar. Sipas shume historianeve qe jane marre me jeten e tij vetem keshtu mund te shpjegohet historia e hidhur e Eduard Streltsovit. Djaloshit qe ne kohen kur i shkaterruan jeten ishte vetem 21 vjec dhe ne shtepi kishte derguar nje medalje ari te fituar ne Olimpiade si dhe kishte mundur te renditej i shtati ne klasifikimin e Topit te Arte.

Triumfi ne Olimpiade

Eduard Streltsovi ishte nje sulmues i fuqishem dhe shume teknik. Ai luante me Torpedon skuader e kompanise ZIL apo Zis qe prodhonte kamione dhe vetura. Ekipi i tij njeri prej skuadrave me te vogla te Moskes qendronte pas CSKA-se Spartakut dhe Dinamos. Ne 1956-n ne Lojerat Olimpike qe u mbajten ne Melburn te Australise Streltsovi ne gjysmefinale mundi i vetem Bullgarine. Viktimate tij te para ishin Gjermania Perendimore realizoi gol po vete ai dhe Indonezia. Nderkohe qe per sa i perket gjysmefinales me Bullgarine ai u kthye ne protagonist pas 90-minuteshit te kohes se rregullt. Ishte pikerisht i riu qe vendosi gjithcka. Pas golit te Kolev 95 Streltsovi ktheu barazimin ne minuten e 112-te dhe me pas ne te 116-n ishte protagonist ne aksionin qe Tatushin realizoi golin e fitores. Ne ate gjysmefinale Bashkimi Sovjetik luajti i copetuar mbrojtesi i krahut te djathte Nikolai Tishenko luajti me klavikulen e thyer nderkohe qe sulmuesi Valentin Ivanov ecte cale-cale. Lojtaret nuk mund te linin fushen pasi ne ate kohe nuk ekzistonin zevendesimet. Gjithsesi ne ate takim Streltsovi beri ndeshjen e jetes dhe i dha te drejte Bashkimit Sovjetik te luante finalen me perfaqesuesen e Jugosllavise. Per fat te keq Eduard Streltsovi ate finale nuk mundi ta luante pasi komisari teknik i Bashkimit Sovjetik Gavril Kacalin preferonte qe te hidhte ne sulm dy lojtare qe luanin ne te njejtin klub. Keshtu duke qene se Ivanov ishte demtuar automatikisht jashte formacionit perfundoi edhe Eduard Streltsovi qe kishte te demtuarin shok reparti tek Torpedo. Vetem per kete fakt Eduard Streltsovi nuk mori medaljen e arte qe regjimi sovjet ne ate kohe kishte pergatitur te tilla vetem per titullaret e finales. Nikita Simonian zevendesuesi i Streltsovit gjate aktit te fundit i ofroi medaljen e vet ne fund te ndeshjes. Mos u merzit Nikita - ishte pergjigjja qe dha Streltsovi - kam aq kohe sa te fitoj edhe shume trofe te tjera. Per fatin e tij te keq i riu nuk e dinte se nje dite do te takohej me Marina Lebedeven.

Fjala e tepert

Me 25 maj 1958 ai u largua nga vendi ku ishte grumbulluar perfaqesuesja e Bashkimit Sovjetik ishin mbledhur per tu pergatitur per Boterorin qe luhej pak dite me vone dhe shkoi tek nje feste qe e organizoi Eduard Karakhanov ushtarak qe sapo ishte kthyer nga Lindja e Larget. Nje dite me pas Eduard Streltsovin e arrestuan pasi akuzohej per perdhunim. Viktima ishte Marina Lebedeva. Pasi e arrestuan agjentet e KGB-se e moren ne pyetje ne burgun e Butirkes. Gjate oreve qe kaloi ne burg nje agjent i KGB-se iu afrua dhe i tha Jashte po te pret Boterori ne Suedi. Na thuaj gjithcka dhe ne do te leme te ikesh. Keshtu i riu ra pre e agjenteve dhe pranoi gjithcka. Fjalet e tij bene qe ne ne vend te nisej per Suedi ku do te sfidonte Pelene Hamrin Rahnin apo Fontenin te shkonte ne Siberi ku do te sfidonte te ftohtin e minierave qe ndodheshin atje.

Hamendesite

Eduard Streltsovi nga 12 vite qe u denua beri vetem 7. Keshtu ne Boteror Bashkimit Sovjetik nuk i mjaftuan lojtare si Jashin e Neto. Ekipi lindor u mund nga Suedia u eliminua ne cerekfinale. Si per ironi te fatit me Strelsovin ne fushe Bashkimi Sovjetik pak kohe me pare kishte mundur Suedine 6-0. Se cfare kishte ndodhur ate nate ne rezidencen kulle e Eduard Karakhanov askush nuk e di me saktesi. Versionet jane te shumta dhe gati te gjitha tregojne se i riu nuk ishte fajtor per asgje. Se pari historianet tregojne se Streltsovi ate nate kishte ofenduar vajzen e Yekaterina Furtseva ne ate kohe ishte e vetmja grua qe merrte pjese ne Byrone Politike. Vajza per te cilen behet fjale ishte vetem 16 vjec dhe sic thone deshmitaret ishte magjepsur nga Streltsovi. A do te martoheshit me vajzen time - e kishte pyetur Furtseva. Jam i fejuar nuk martohem dot me askend - i ishte pergjigjur i riu. Keshtu nga ky moment filloi gjithcka. Ate nate dikush kishte degjuar Eduard Streltsovin teksa i thoshte nje miku Nuk do te martohesha kurre me ate majmun. Nje tjeter version i ngjarjeve eshte se Streltsov eshte futur ne kurth pasi nuk ka dashur qe te kaloje tek skuadra e KGB-se Dinamo e Moskes dhe tek ajo e ushtrise CSKA-ja. Qe te dy keto teza jane te mundshme nderkohe qe ne mes ndodhet e verteta Streltsovi ne ate kohe i shkruante te emes se po paguante per dicka qe nuk kishte bere. Po paguante per fajet e te tjereve. Ne ate kohe edhe trajneri i Bashkimit Sovjetik beri cmos qe te merrte me vete ne Zvicer te riun por me kot. Komisarit teknik i komunikuan qe te rrinte rehat pasi kjo ngjarje tashme i kishte rene ne vesh edhe Hrushovit. Gjithsesi sot historianet mendojne se lojtari u denua per komentin qe beri per te bijen e anetares se Byrose. Pak jave pasi u arrestua ne shtypin vendas u ndermor nje fushate e vertete kunder tij. Ky nuk eshte nje hero titullohej shkrimi kryesor ne gazeten Sovetsky Sport ne prill te 1957-s. Kjo e perditshme komentonte keshtu nje karton te kuq te marre nga Streltsov ne nje ndeshje kunder Dinamos se Minskut. Ky fakt ishte mjaft i habitshem duke pare se nga viti 1954 e deri me 1958 ne kampionatin sovjetik u ndeshkuan me karton te kuq plot 45 lojtare per loje te dhunshme. Keshtu edhe me i cuditshem eshte fakti se shtypi i dha kartonit te kuq te marre nga Streltsov shume vemendje nderkohe qe per te tjeret shkroi disa rreshta.

Rikthimi fale Brezhnjevit

Me 1965 ai u rikthye perseri ne fushen e lojes por dukej qarte qe nuk kishte hapin qe kishte vite me pare edhe pse me tekniken e tij arrinte qe te bente perseri magjira. Kesaj radhe ne futboll ai u kthye fale Leonid Brezhnjvit qe erdhi pas Nikita Hrushovit njihej si kumbari i Furtsevas ne politike. Brezhnjvei i hoqi Eduard Streltsovit ate skualifikim te perjetshem i qe i kishte vene paraardhesi i tij. Edhe ne ditet e sotme goditjen me take ne Rusi e quajne streltsov. Eduard Streltsovi firmosi perseri me Torpedon qe pikerisht ne vitin e te rikthyerit te madh 1965 fitoi titullin e pare kampion. Ne 1967 dhe 1968 Eduard Streltsov u zgjodh si lojtari me i mire sovjetik. Ai mbylli karrieren me 1970-n. Besti rus mori kete nofke pasi me jeten qe bente i ngjante shume Xhorxh Bestit luajti plot 222 ndeshje me bardhezinjte e Moskes. Ai gjithashtu ka shenuar me ate fanelle plot 99 gola. Nderkohe qe me perfaqesuesen ai ka realizuar 25 gola ne 38 takime. Para tij qendrojne vetem emrat e te medhenjve si Blokhin Protasov dhe Ivanov shoku i skuadres tek Torpedo. Eduard Streltsovi vdiq pasi vuajti per nje kohe te gjate nga tumori ne fyt. Mjeket ne ate kohe treguan se semundja i erdhi pas viteve te gjata qe kaloi ne miniera. Eduard Streltsov vdiq ne Moske me 20 korrik te 1990-s nje dite me pas ai do te mbushte 53 vjec. Edhe tani askush nuk mund te thote nese Besti rus ka pasur faj apo jo si dhe perse e futen ne kurth. Por dikush betohet se perpara varrit te tij ka pare Marina Lebedeven. Viktima e tij eshte pare ne 1997-n. Deri atehere Lebedeva dukej sikur ishte zhdukurhellip ashtu sic ishte zhdukur edhe talenti i Eduard Streltsovit. Gjeniu qe u shua nga cmenduria e politikes se regjimit qe ne ate vite ishte me i forte se edhe zotet e futbollit. Sot stadium i Torpedos te Moskes mban emrin e tij. Sipas Aksel Vartanian historian i futbollit te periudhes komuniste vlera simbolike e Streltsovit eshte e madhe. Ne nje bote intrigash dhe tiranie ai ishte heroikisht i pavarur.

Talenti i rekordeve

Streltsov ishte nje rreze drite ne futbollin e Bashkimit Sovjetik te fillim viteve lsquo50. Deri kur vdiq Stalini 1953 presioni mbi perfaqesuesen e Bashkimit Sovjetik ishte i madh. Ne ate kohe futbolli ishte politike pasi cdo humbje konsiderohej si poshterim i imazhit per shtetin sovjetik. Ne 1952-shin ne Olimpiaden qe u mbajt ne Helsinki Bashkimi Sovjetik u eliminua nga Jugosllavia. Kaq mjaftoi qe nje gazete ne Beograd te hapej me titull kryesor Tito mund Stalinin 3-1. Ne ate kohe diktatori nga Gjeorgjia i inatosur goditi rende CDSA e Moskes skuadra e ushtrise sot CSKA-ja pasi shume prej elementeve te ketij ekipi perbenin edhe skeletin e perfaqesueses. Ne ate kohe Stalini largoi disa lojtare nga CSKA-ja si dhe pezulloi perjete tre futbolliste. Keshtu pas vdekjes se Stalinit i tere ambienti ishte me i lehte themi keshtu pasi per te tera mendoi Streltsov qe debutoi me 1954 me Torpedo Mosken klubi i peste kryeqytetas duke vene keshtu nje rekord te ri i riu luajti ndeshjen e pare vetem kur ishte 16 vjec 8 muaj dhe 24 dite i madh. Ai u be golashenuesi me i ri i te gjithe koherave te kampionatit te Bashkimit Sovjetik. Zotesia e tij i rane ne sy menjehere drejtuesve te perfaqesueses qe nuk ngurruan dhe e moren ne kombetare. Ai luajti takimin e pare me Bashkimin Sovjetik ne Rasunda Staium te Stokholmit. Ai ishte autor i tre prej 6 golave me te cilet ekipi i Bashkimit Sovjetik mposhti Suedine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›