E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri udheheq bisedimet me Serbine

Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci te enjten e ka emeruar zevendeskryeministren Edita Tahiri udheheqese te delegacionit te Republikes se Kosoves per dialogun per ceshtje praktike me Republiken e Serbise.

Ne njoftimin per media thuhet se dialogu si shtete te pavarura dhe sovrane me te gjitha shtetet fqinje perfshire Republiken e Serbise dhe zgjidhja e problemeve praktike ne te mire te te gjithe qytetareve te rajonit eshte vlere dhe standard evropian.

Nderkaq mediat me heret kane raportuar se udheheqes i ekipit serb ne bisedimet me Prishtinen eshte emeruar zevendesministri i Jashtem i Serbise Borko Stefanovic. Ministri serb per Diasporen Srdjan Sreckovic eshte cituar te kete thene se Stevanovic do te jete ne krye te ekipit ne dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe pas konstituimit te institucioneve te Kosoves udheheqesit vendor jane shprehur se jane te gatshem per bisedimet e quajtura teknike me Serbine ndersa kane ritheksuar se nuk do te bisedojne per ceshtjen e statusit dhe teresise territoriale.

Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe komisioneri i BE-se per Zgjerim Stefan Fuele ne deklaraten e perbashket te nje dite me pare mirepriten perkushtimin e qeverise se re ndaj dialogut mes Prishtines e Beogradit.

Ketu ne gjithashtu do te punojme se afermi me Kryeministrin dhe ekipin e tij te ri thuhej ne deklarate

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›