E Diel, 1 Nëntor 2026

Te burgosurit angleze fitojne "lirine", per ndeshjet e Kupes se Botes

Kupa e Botes ka mberritur edhe ne burgjet e Anglise. Tifoze te burgosur jane lejuar qe te shohin ndeshjet, si te gjithe te tjeret dhe kane kaluar pothuajse tere naten pa gjume, duke diskutuar per ndeshjet. Mediat angleze jane perqendruar ne disa prej burgjeve me te medha ne Angli dhe atmosfera ka qene si ne rruget apo sheshet e ketij vendi, gjate ndeshjes, ndaj SHBA-se. Per t'i paraprire emocioneve te ndeshjes, ata madje kane zhvilluar mes tyre edhe nje ndeshje futbolli. Kjo nisme ka pasur per qellim qe Boterori te perjetohet me nje emocion te rralle. Mjaft nga te burgosurit, pervec se kane organizuar ndeshje mes tyre, jane lejuar me tej qe te shohin bashkerisht ndeshjet e Kupes se Botes. Me flamuj te Anglise dhe me nje feste te pergatitur me pare, ata kane ndjekur ndeshjen e ekipit te tyre, ndaj SHBA-se. Emocionet kane qene vertet te rralla. Nje shoqate angleze ka marre persiper organizimin, me qellim qe te percjelle emocionet e Kupes se Botes edhe ne ambientet e burgjeve. - "Ne kemi pritur per nje kohe teper te gjate. Kjo eshte Kupa e Botes," - shpjegoi nje i burgosurit, i cili vuan denimin prej 16 vjetesh. Jane rreth 1300 te burgosur, ne nje prej burgjeve te Anglise, te cilet kane fituar liri si te gjithe te tjeret per te perjetuar finalet e Kupes se Botes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›