E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuvuzela, "boria" e merzitshme e Afrikes se Jugut

Borite e tifozeve te Afrikes se Jugut jane te njohura ne kontinentin afrikan dhe kane qene pjese e pandashme e stadiumeve, ne ndeshjet e deritanishme. Por nese ekipet afrikane jane te merzitur me zhurmen e borive afrikane, ato evropiane dhe te kontinenteve te tjera kane shprehur merzine e tyre, duke qene se zhurma i pengon te luajne me lirshem. Ne Afriken e Jugut, Regbia eshte sporti me popullor dhe ato jane perdorur ne ndeshjet e ketij sporti para se te importoheshin te tifozet e futbollit. Te shtunen jane shitur rreth 55 mije Vuvuzela, ne Neuland, nje qytet i Afrike se Jugut, ku luhen ndeshjet e Kupes se Botes. FIFA ka marre shqetesimin e pales evropiane ne lidhje me to, kurse duket e pamundur qe tifozet afrikane te drejtohen ne stadium, pa pasur me vete edhe nje Vuvuzele.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›