E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda favorite, ne nuk jemi nervozë

Del Bosque

Edhe një ditë pas triumfit ka ende entuziazëm në ambientin spanjoll. Por tashmë duhet të përgatiten për finalen e së dielës ndaj Holandës. “është dita e rikthimit në normalitet, tha Visente del Boske. Nuk jemi nervozë, ndiejmë përgjegjësi. Deri tani kemi duruar presionin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Shkojmë në finale pa dëmtime dhe kualifikime”. Trajneri spanjoll nuk dëshiron të flasë për formacionin, edhe pse nuk do të ndryshojë shumë nga ai ndaj Gjermanisë: “Në këtë ndeshje u mbështetëm te një bllok lojtarësh dhe nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime. Torres apo Pedro? Jemi shumë të kënaqur për atë që bëri Pedro, doja të sulmonte Lahmin dhe kisha vendosur ta aktivizoja atë që pas ndeshjes me Paraguain, pasi ai mund të ndihmonte në frenimin e pikave të forta të Gjermanisë”. Rivalja do të jetë Holanda, e cila ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura: “Ne duhet të ecim përpara, duke ndjekur idenë tonë taktike, mënyrën tonë të lojës. Ata kanë shumë lojtarë të rëndësishëm dhe nuk i referohem vetëm Shnajderit dhe Robenit, janë edhe Kuijt, Van Persi dhe shumë të tjerë, por nëse ne mbrohemi siç bëmë me Portugalinë dhe Gjermaninë, do t’ia dalim. Gjithsesi kanë mundur Brazilin dhe janë favoritë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›