Holanda mposhtë Japoninë

Holanda ka mposhtur Japoninë me rezultat minimal 1:0, në ndeshjen e dytë të Grupit E. Golin e vetëm dhe të fitores për tulipanët e realizoi mesfushori Wesley Sneijder.
Në fakt, Holanda dominoi dukshëm në posedim të topit përballë japonezëve gjatë gjithë ndeshjes, e cila nuk ishte edhe aq atraktive, si pasojë e mungesës së efikasitetit të dyja ekipeve.
Mirëpo, holandezët arritën të kalojnë në epërsi 1:0 në minutën e 53-të, me një gol të bukur që shënoi Wesley Sneijder, i cili me një gjuajtje të fortë arriti ta mposhtë portierin japonez.
Më pas, deri në fund të ndeshjes Holanda i pati vetëm edhe dy raste të mira për shënim, por që nuk mundi t’i shfrytëzoi. Ndërsa, Japonia për pak sa nuk e ka barazuar rezultatin në minutën e 91-të nëpërmjet Shinji Okazakit, i cili gjuajti fuqishëm nga një pozitë afër portës, por gjuajtja e tij përfundoi lartë mbi shtyllë, dhe kështu ndeshja u përmbyll me rezultat përfundimtar, 1:0.