Holanda ne gjysmefinale Brazili kthehet ne shtepi,
Holanda impresionon nga Afrika e Jugut, duke fituar ndaj Brazilit, me rezultatin 2-1 dhe eshte ajo skuadra e pare gjysmefinaliste e ketij Boterori. Dy here finaliste e Kupe se Botes, (’74 dhe ‘78), Holanda ka nje shans te arte, qe t’i afrohet finales se trete dhe te pretendoje “kuroren” e kampiones se botes. Tulipanet e “futbollit total” i dhuruan spektakel botes plot 40 vjet me radhe, aq sa cilesohen se jane ekipi i vetem qe iu mungon nje trofe nga Boterori. Ne Afrike, ekipi i Bert Marvjik eshte prezantuar me nje stil tjeter, duke i kujdesur edhe per mbrojtjen dhe ka mundur te fitoje pese ndeshje radhazi, duke vendosur nje rekord ne pjesemarrjet e saj, ne finalet e Kupes se Botes. Po ashtu, pas fitores se djeshme Holanda mbetet e pathyeshme, prej 23 ndeshjeve. Brazili, pese here kampione e botes, pas barazimit me Portugaline ne ndeshjen e grupit, ne perballjen e dyte me nje ekip evropian shkon edhe me keq, duke u mundur dhe largohet nga ky kompeticion. Tulipanet sigurojne nje bilete mes kater skuadrave me te mira, pas 12 vjetesh. Ishte Brazili qe ne France ‘98 shkoi ne finale, duke i eliminuar pas gjuajtjeve te 11-metershave. Ekipi i Dunges eliminoi Holanden edhe ne “USA 94”, por portokallinjte rezervuan nje triumf te madh ne “Afrika e Jugut 2010”, teksa kane larguar para kohe nje nga pretendentet kryesore per te fituar trofeun. Brazili e nisi mjaft mire ndeshjen dhe e kontrolloi lojen ne 45 minutat e para. Ekipi i Dunges shenoi nje gol te shpejte, madje pati ne fraksionin e pare te lojes edhe dy mundesi te tjera per te realizuar golin e dyte. Ne ‘8, Brazili e nisi mjaft mire lojen dhe shenoi me ane te Robinjos, por sulmuesi u kap ne pozicion jashte loje. Nje minute me vone, i njejti sulmues, i pa markuar gjen te papergatitur mbrojtjen dhe shenon golin e pare te ndeshjes. Brazili e mbyll pjesen e pare me nje rast tjeter te paster, ndersa tulipanet largohen ne dhomat e zhveshjes, pa krijuar ndonje rast te rrezikshem. Ne ’53, Holanda barazon rezultatin. Mesfushori Uesli Shnajder kroson ne zone dhe mbrojtesi Filipe Melo godet me koke dhe barazon shifrat ne menyre te gabuar, pasi nga porta kishte dale edhe portieri Julio Cezar. Holanda paraqitet mjaft e organizuar dhe 15 minuta pas shenimit te golit te barazimit gjen edhe fitoren me ane te Uesli Shnajder. Nga kendi krosoi Arjen Roben, Di Kait pason shkurt me koke te lojtari i Interit dhe ky i fundit godet sakte dhe e kalon topin ne rrjete. Brazili 17 minutat e fundit te ndeshjes i luajti me 10 lojtar, pasi doli me karton te kuq Filipe Melo. Mbrojtesi goditi Roben dhe gjyqtari e largoi pa asnje hezitim nga fusha e lojes. Ne inferioritet numerik Brazili e pati me te veshtire te gjente golin e barazimit. Me nje perpjekje te Kaka, “Samba” pranon humbjen 2-1 dhe largohet nga Boterori, pa mundur dot qe te avancoje deri ne finale, per te arritur objektivin e tyre.
A. Muraci