E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani - Argjentine, “nerva”pa nisur ndeshja

Nuk ka me kohe per debate dhe replika mes dy kampeve. Argjentina dhe Gjermania do te zbresin sot ne fushe, per te diskutuar nje vend ne gjysmefinale te Kupes se Botes. Lojtaret e Gjermanise kane perdorur fjale te renda ndaj atyre te Argjentines dhe para se te filloje ndeshja, tensioni ne te dy kampet eshte rritur ndjeshem. Per shembull, nje prej deklaratave te Shvajshtajgerit ishte se gjyqtaret nuk kane pasur respekt per gjykimin ndaj Argjentines. Edhe Filip Lahm foli me kritika ndaj sjelljes se lojtareve te Argjentines, ndonese flitet se keta te fundit jane sjelle me mire. - “Ne duhet te perqendrohemi ne lojen tone. Ata kane nje skuader shume te forte, qe veshtire se mund te pajtohet me humbjen dhe ne e dime fare mire kete”, - theksoi Filip Lahm. - “Argjentina ka nje skuader impulsive me lojtare qe nuk e njohin humbjen”. Trajneri i dyte i Gjermanise, Oliver Bierhof, theksoi se njeh pjesen me te madhe te lojtareve te Argjentines dhe ka miqesi me ta, por paralajmeroi ekipin qe te kete kujdes, sepse argjentinasit jane agresive. - “Fusha eshte ndryshe. Ata behen agresive dhe jane teper provokues. Ne duhet te mbajme koken drejt dhe te perqendrohemi maksimalisht te vetja jone”, - theksoi ish-sulmuesi i Gjermanise. Ne lidhje me kualifikimin e vitit 2006, pas goditjeve te 11- metershave, Bierhof tha: - “Emocionet ishin te larta pas ndeshjes, por tani ai takim i perket se shkuares”. Maradona, theksoi se lojtaret e tij po shohin ndeshjen e sotme me Gjermanine, si nje hakmarrje qe duhet arritur. Argjentina eshte eliminuar nga Gjermania, pas goditjeve te penalltive, kater vite me pare. Gjermania ka fituar ndaj Argjentines, 1-0 ne vitin 1990, duke e mundur ne finale te Kupes se Botes. Ishte Argjentina qe kishte fituar titullin e vitit 1986, ndeshje qe perfundoi 3-2 ne favor te ekipit argjentinas. Ne ate finale heroi i ndeshjes ishte Maradona, i cili do te drejtoje sot “Albiceleste”, per nje tjeter triumf te madh. Gjeja me e rendesishme eshte qe ne te pergjigjemi si duhet ne fushe”, – theksoi mbrojtesi i Argjentines, Martin Demikelis. - Pergjigja jone me e mire do te jete ndeshja. Ndoshta ngaqe ne i mundem ata ne nje miqesore me 3 mars dhe per kete arsye ata duhet te kene pak me shume respekt”, - perfundoi mbrojtesi argjentinas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›