E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holanda "ngrin" marrëdhëniet me Iranin

Qeveria hollandeze ka ngrirë marrëdhëniet me Iranin pasi një qytetare hollandeze dhe me origjinë iraniane, është varur në litar sipas dënimit të dhënë pas akuzave për trafik droge.

Lajmi bëhet publik nga mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime qeveritare të dy vendeve.

Zahra Bahrami, 45 vjeç, ishte arrestuar pasi kishte marrë pjesë në një manifestim kundër qeverisë që në dhjetor të vitit 2009.
 

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut International Campaign for Human Rights, akuzat ndaj saj ishin vetëm një montim me karakter politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›