Holanda zhgënjen me Bullgarinë. Van Basten frikë nga Shqipëria

Holanda zhgënjeu të shtunën në Sofie, kur arriti vetën në pjesën e dytë të barazojë 1-1 me Bullgarinë. Petrov shënoi në minutën e 12 për skkuadrën e Stojckov, ndërsa Robin Van Persi barazoi në të 62' për "portokallinjtë" e Van Bastenit.
Rumania fitoi 3-1 me Bjellorusinë. Golat për të zotët e shtëpisë u shënuan nga Mutu (7'), Marika (10') dhe Golan (76'). Kornilenko shënoi golin e vetëm për Bjellorusinë (20').
Sllovenia fitoi 2-0 me Luksemburgun: Novakovic dhe Koran autorë të golave.
Shqipëria e kishte pushim, ndërsa do të ndeshet në datën 11 me Holandë në Amsterdam, një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për fatet e teknikut holandez, Marko van Basten, që ndodhet në tehun e kritikave jo vetëm të shtypit hollandez por dhe të lojtarëve.
Renditja
1.Rumania 3 ndeshje 7 pike
2.Holanda 3 7
3.Bullgari 3 5
4.Sllovenia 2 3
5.Shqipëria 2 1
6.Bjellorusia 3 1
7.Luksemburgu 2 0