E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso fiton në Japoni. Shumi: Mbaroi gjithçka

Fernando Alonso fitoi Cmimin e Madh të Japonisë që i kushtoi Mikale Shumakerit endrën e tij për t'u tërhequr nga Formula Nje me titullin e tij të tetë botëror.
Kampioni i Ferrarit kryesoi garën deri në momentin kur iu prish motori
në garën e paraunfit të karrierës së tij të jashtëzakonshme. "Për të qenë i ndershëm, nuk mendoj se ka një tjetër mundësi për të fituar kampionatin", u shpreh piloti gjerman, ndërkohë që spanjolli 25-vjecar festonte cmendurisht fitoren e tij të papritur para në një turme prej 160 mijë shikuesish.
Ferrari e nisi garën me dy makina në vendin e parë, por Shumi u tërhoq 17 xhiro para përfundimi të garës.
Alonso tashmë ka 126 pikë, ndërsa Suumaker ndaloi në 116, kur ka mbetur dhe gara e fundit në Brazil.
Në klasifikimin e konstruktorëve Reno ka një avantazh prej 9 pikësh kundrejt Ferrarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›