E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë/ Bie qeveria, koalicioni s'bie dakord për misionin në Afganistan


Në Holandë është rrëzuar qeveria e kryeministrit Jan Peter Balkenende , njoftojnë agjencitë lokale të lajmeve. Sipas burimit, dy partitë kryesore të koalicionit në pushtet nuk arritën të çonin më tej marrëveshjet e tyre. Kjo humbje asaj i është shkaktuar pasi i është larguar partneri më i madh në koalicion, e cila është partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë.
Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, sipas të cilit, koalicioni qeverisës i atij vendi ka rënë pasi dy partitë më të mëdha nuk arritën të bien dakord mbi tërheqjen e trupave nga Afganistani. Sipas tij, është partia e dytë më e madhe në koalicionin e tij po largohet nga qeveria lidhur me diferenca të papajtueshme për të zgjatur apo jo misionin ushtarak të Holandës në Afganistan. Partia Kristian-Demokrate e qendrës së djathtë, nga ana e saj propozoi idenë e mbajtjes se një force të reduktuar në Afganistan përtej kufirit të caktuar për tërheqje në gushtin e këtij viti. Por përfaqësuesi i partisë Laburiste, zv/kryeministri Vouter Bos, kërkonte përfundimin e misionit në kohën e caktuar dhe e kundërshtoi idenë për orë të tëra bisedimesh.
Burimet saktesojnë më tej se shkak është bërë qendrimi i ndryshëm përsa i përket zgjatjes së misionit ushtarak holandez në provincen afgane tëUruzganit. Kontigjenti holandez prej thuajse dy mijë trupash pritet të largohet nga Afganistani në muajin gusht. Nato i ka kërkuar Holandës që ti mbajë trupat në Afganistan për të paktën një vit tjetër. Një korrespondent i BBC-së për çështjet e mbrojtjes, thotë se disa vënde të Nato-s nuk janë të kënaqura për tërheqjen e holandezëve sepse ata besojnë se një veprim i tillë dërgon mesazhin e gabuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›