Obama nuk meriton të rizgjidhet
Sipas 52 për qind të amerikanëve, presidenti i tyre, Barack Obama, nuk meriton të rizgjidhet në 2012-ën.
Është ky rezultati i një sondazhi shokues i rrjetit të famshëm CNN, sipas të cilit 44 amerikanë në 100 janë shprehur të gatshëm që të konfirmojnë Obamën për mandatin e dytë, më pak se shumica e të anketuarve, që është gati të dërgojë dikë tjetër në Shtëpinë e Bardhë.
Diferenca 52 me 44 është vënë re si në popullsinë e përgjithshme, po ashtu edhe tek amerikanët e regjistruar për të votuar. Vetë presidenti ditët e kaluara pati thënë se do të preferonte të kujtohej vetëm për një mandat të mirë, sesa për dy mandatë të këqij.
Numrat mbi rizgjedhjen e tij janë më negative për Obamën, në krahasim më treguesit e aprovimit dhe mos-aprovimit: 49 për qind e të anketuarve i ka thënë CNN-it se aprovon punën e presidentit, ndërsa 50 në 100 e nuk e aprovojnë.
Sipas CNN, një prej problemeve të Obamës është se klasa e mesme nuk është identifikuar me të, vetëm 4 për qind e amerikanëve vetë-identifikohen të pasur, por 45 për qind e tyre mendojnë se Obama është i tillë, 3 për qind më shumë sesa ata që e konsiderojnë edhe presidentin pjesë të shtresës së mesme.
Numrat jo shumë inkurajues për Obamën koincidojnë me një analizë të revistës online “Politika” mbi perspektivën elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të mes mandatit të presidentit. Sipas gazetës, gjeografia politike e SHBA-ve që presidenti e ndryshoi radikalisht, duke bërë që shtete të pasigurta apo republikane të votonin për demokratët, po rindërtohet me skemat e së kaluarës.
Në nëntor të 2008-ës, Obama pati thyer rolin vendimtar të Floridës dhe Ohajos në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm dhe i vuri në defensivë republikanët në shtete që deri në ato moment ishin të sigurt për ta, si Indiana, Karolina e Veriut, Virxhinia, si dhe disa shtete të Perëndimit.
Por sot, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e mesit të mandatit, në po të njëjtat shtete, kandidatët demokratë në Senat, dhomën e përfaqësuesve dhe në vendet e guvernatorëve janë në rrezik dhe ka shumë mundësi që të humbin.