E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: Të krijohet menjëherë një shtet palestinez

Problemet diplomatike që u shkaktuan nga vrasja e një drejtuesi të Hamas në Dubai, "ka sjell nevojën për krijimin e menjëhershëm të një shteti palestinez", deklaroi ministri i Jashtëm francez Bernard Kouchner në një intervistë për të përjavshmen "Journal de Dimanche".
"Një Izrael në paqe do të gjende plotësisht vlerat mbi të cilat është formuar si shtet dhe për të cilat ne kujdesemi për sigurinë dhe ekzistencën e tij", shtoi ministri.

Kouchner rithekson dënimin e qeverisë franceze "për vrasjen dhe përdorimin e dokumenteve false" dhe si zgjidhje propozoi që në këtë moment delikat diplomatik "konfirmimin e rolit politik të Evropës për të vendosur sa më parë rrugën e paqes dhe krijimin e një shteti palestinez".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›