E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e çerekfinalisteve: Gana, e 8-ta

Kur kanë mbetur në lojë vetëm tetë skuadra për të synuar trofeun e Kampionatit Botëror: Brazili (5 herë kampion i botës), Gjermania (3), Argjentina (2), Uruguai (2), Spanja, Holanda, Paraguai dhe Gana, mediat kanë bërë edhe një “ranking” të forcës dhe personalitetit të çerekfinalisteve.

8 – GANA
Gana ka treguar zëmër dhe kurajë duke eliminuar në kohën shtesë Shtetet e Bashkuara. “Yjet e zinj” kanë cilësi atletike dhe një natyrë direkte për të shënuar.

Përse duhet të fitojë
Pasi ka mbështetjen e një kontinenti të tërë dhe shumicën e botës neutrale pas tyre. Kanë një trajner serb, Milovan Rajevac, që është një njohës i mirë i taktikës.

Përse nuk ka shanse
Aftësitë atletike dhe ana emotive nuk mund t’i çojë shumë larg. Gana ka probleme më zotërimin e lojës dhe nuk shënon shumë gola në loja e hapur (nga 4 gola, 2 gola me penallti).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 01 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›