E Hënë, 2 Nëntor 2026

NBA play-off, Nju Jorku dominon ndeshjen e 6-të dhe eliminon Celtics

Kampionët në fuqi të NBA, Boston, janë eliminuar mbrëmjen e kaluar në takimin e gjashtë të serisë përballë Nju Jork. Në “Madison Square Garden”  Boston qëndroi për vetëm një periodë dhe më pas të zotët e shtëpisë rritën ritmin duke përfunduar takimin me titullarët të gjithë me numra dyshifrorë.

Kontributin më të madh e dha i zakonshmi Xhejlën Brunson (23 pikë), i cili u ndihmua nga Josh Hart (10 pikë, 11 topa në tabelë dhe 11 asist). Nju Jork fluturon kështu drejt finales së Konferencës së Lindjes pas plot çerek shekulli.

NEW YORK KNICKS-BOSTON CELTICS 119-81 (4-2)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›