E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë, doni të pini marijuanë, tashmë ju duhet kartë!

HOLANDË- Holanda do të fillojë të martën kufizimin e shitjes së kanabisit për banorët vendas. Banorët në pjesën jugore të vendit, tani duhet të nënshkruajë një "kartë kanabisi", që do t’i lejojë ata që të blejnë kanabis nga kafenetë.

Vendimi i cili pritet të hyjë në fuqi plotësisht në mbarë vendin vitin tjetër ka ngjallur kundërshtimin e zyrtarëve në Amsterdam, sipas të cilëve ky vendim do të ulë numrin e vizitorëve të cuilët vijnë në vend pikësrisht për shkak të lirisë së konsumimit të lëndës narkotike.

Disa holandezë mirëpresin ndryshimin, sepse ata janë të lodhur nga bllokimi i trafikut, zhurmat, dhe tregtarët e drogës që funrizojnë miliona vizitorë të huaj të tërhequr nga ligjet liberale ndaj drogës. Ndërkohë, pronarët e kafeneve në qytetin jugor të Mastrihtit planifikojnë të injorojnë masat e reja, raporton Europa e Lirë.

Kanabisi është teknikisht i paligjshëm, por në sasi të vogël nuk penalizohet.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›