SHBA thyen rekordin, ndërton qiell-gërvishtësin më të lartë
NEW YORK- Shtetet e Bashkuar të Amerikës pritet që në 1 vjetorin e vdekjes së Osama bi Laden, trurit të tragjedisë së 11 shtatorit ti ngrejë tiparin e ndërtesës më të lartë.
Në New York godina e re e Qendrës Botërore të Tregtisë u shndërrua në ndërtesën më të lartë të qytetit, duke lënë pas Empire State Building. Lartësia e qiell-gërvishtësit në ndërtim e sipër është tashmë 387 metra.
Ndërtimi i tij filloi në prill të vitit 2006 në afërsi të vendit ku më 11 shtator të vitit 2001 u shkatërruan dy rrokaqiejt e kompleksit të mëparshëm të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kulla do të mbarojë në vitin 2013 dhe do të ketë një lartësi prej 541 metrash, 1.776 këmbë, shifër simbolike e vitit të pavarësisë së SHBA-së, raporton Koha Ditore.
Kjo ndërtesë do të jetë më e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kulla 1WTC ndodhet në afërsi të memorialit të 11 Shtatorit, hapur në 11 shtatorin e kaluar me rastin e 10-vjetorit të atentateve që shkaktuan të paktën 3.000 të vdekur.
(el.me/BalkanWeb)