ICO mbështet lehtësimin e votimit në zgjedhjet serbe në Kosovë
PRISHTINË- Zv/Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan përgëzoi përpjekjet e bëra nga qeveria e Kosovës për t'iu ofruar qytetarëve serbë rezidentë në Kosovë mundësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe.
"Ne shprehim përkrahjen tonë të plotë për OSBE-në në lehtësimin e procesit", tha ai. "Ne i nxisim të gjitha palët që të sigurojnë që procesi i votimit të kryhet në atmosferë të qetë dhe të sigurt. Këto aranzhime janë shenjë e funksionimit normal të Kosovës si një shtet sovran dhe janë në të mirë të komunitetit serb në Kosovë. Ne shpresojmë se qeveria do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e saj me qytetarët serbë të Kosovës", përfundon deklarata e Zëvendës Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Christopher Rowan.
(d.b/BalkanWeb)