Holandë, hackeratsulmojnë faqen eProkurorisë
HAGË- Prokuroria holandeze njoftoi sot se faqja e internetit është bërë viktimë e një sulmi me mosfunksionim të shërbimeve që "ka shumë të ngjarë" të ketë lidhje me arrestimin gjatë natës së djeshme të një adoleshenti përkrahës të WikiLeaks.
"Policia gjyqësore doli në konkluzionin se faqja ka qenë viktimë e një sulmi me mosfunksionim të shërbimeve, tejngopje të serverit duke shumëfishuar lidhjet dhe kërkesat", njoftoi prokuroria holandeze në një komunikatë.
Një grup anonim, me emrin e përdoruesit "AnonTarget", mori përsipër në faqen e internetit "Twitter", një sulm informatik kundër kësaj faqeje, në përgjigje të arrestimit të një djali 16 vjeç", bëri të ditur Prokuroria duke shtuar se faqja e saj e internetit nuk përmban "informacione delikate".
Adoleshenti, i arrestuar gjatë natës së djeshme në Hagë, ka pranuar pjesëmarrjen në sulme kibernetike të ndërmarra nga simpatizantë të WikiLeaks kundër faqeve të internetit të furnizuesve të kartave të kreditit Mastercard dhe Visa.
(e.n/ata/BalkanWeb)