E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sekreti iunazave të Saturnit

LONDER- Një prej sekreteve më të mëdha të sistemit Diellor mund të zgjidhet me një teori të re. Kjo teori thotë se Unazat e Saturnit janë gjithçka ka mbetur nga një hënë e madhe, me diametër më shumë se 5000 km, që i ishte afruar shumë planetit.

Në fillim, forca gravitacionale i kanë shkëputur shtresën e jashtme të akullt, më pas bërthama e ngurtë është shkatërruar nga përplasja me planetin gjigant duke gjeneruar hënat e vogla të brendshme të Saturnit.

Zbulimi, i publikuar në “Nature”, është rezultat i një simulimi të kryer.
(m.a/kd/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›