E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande perplasen dy anije ne Detin Verior

Nje anije cisterne greke qe po transportonte kerozene dhe nje anije qipriote me konteinere jane perplasur me njera-tjetren ne brigjet holandeze.

Ngjarja ka ndodhur ne Detin Verior rreth 30 kilometra larg portit te Sheveningenit bejne te ditur agjencite holandeze te lajmeve.

Askush nuk ka mbetur i lenduar nga perplasja edhe pse cisterna e anijes greke eshte care dhe nje pjese e karburantit eshte derdhur ne det.

Per te parandaluar rendimin e situates nje varke e posacme per mbledhjen e kerozenes dhe disa varka te tjera shpetimi jane derguar drejt vendit te ngjarjes.

Peter Verburg zedhenes i rojes bregdetare holandeze ka deklaruar se rrjedhja e karburantit u ndalua dhe se kerozena e mbetur ne anijen cisterne po transferohet me pompe ne nje anije tjeter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›