E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove rriten patrullimet gjate nates

Grupet kriminale qe veprojne ne veri te Kosoves do ta kene te veshtire te ushtrojne aktivitetet e tyre gjate nates per shkak te rritjes se patrullimeve te forcave te policise dhe trupave paqeruajtese.

Sipas raportimeve te mediave kosovare prania e theksuar e trupave te KFOR-it e agjenteve te EULEX dhe e atyre te Policise se Kosoves ka bere qe te veshtiresohet aktiviteti i kontrabandes.

Qe nga data tre tetor tre pranite kane nisur te aplikojne sistemin e pikave te levizshme te postoblloqeve gjate oreve te nates.

Burimet shtojne se plani operativ per patrullime shtese bastisje dhe kontrolle i hartuar nga tre forcat e sigurise parashikon qe keto patrullime te behen nga ora 2000 deri ne 0200 te mengjesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›