Ukraine 37 te vdekur ne nje aksident

Te pakten 37 persona kane mbetur te vrare si pasoje e perplasjes se dhunshme te nje autobuzi te vogel me nje tren ne lindje te Ukraines.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale sipas te cilave aksidenti ka ndodhur ne rajonin e Dnipropetrovskit.
Autobuzi tentoi te kalonte postobllokun duke injoruar sirenen qe paralajmeronte afrimin e trenit deklarojne burimet.
Aksidenti ndodhi rreth ores 0900 ne qytetin Ordzhonikidze kane saktesuar me tej burimet.
Nderkohe nje tjeter aksident i rende rrugor eshte regjistruar ne Poloni ne jug te Varshaves ku si pasoje kane gjetur vdekjen 18 persona.
Autoritetet lokale njoftojne se shkak i aksidentit eshte bere mjegulla e cila ka cuar ne perplasjen e nje kamioni me nje autobus te vogel.