Holandë, takohen "Miqtë e Sirisë"

Diplomatë nga më shumë se 60 vende të botës takohen sot në Holandë, në një qytet pranë Hagës, për të diskutuar sanksionet ekonomike kundër regjimit të Sirisë.
Grupi “Miqtë e Sirisë” është një koalicion i formuar për të diskutuar situatën në Siri, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë në gjende të pajtohet për rezolutën, që do të dënonte regjimin e presidentit Bashar al-Asad.
Ky i fundit përballet me revoltën popullore që në mars të vitit të kaluar. Mbi 20,000 njerëz kanë humbur jetën në trazira.