E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli sulmon Rripin e Gazës,vriten dy palestinezë

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë një sulmi izraelit në Rripin e Gazës.

Një makinë është goditur nga predhat në qytetin Rafah të territorit që kontrollohet nga Hamasi.

Ushtria izraelite ka thënë se ka pasur në shënjestër “operativat terroriste”, të përfshira në kontrabandën e eksplozivëve nga Egjipti në Rripin e Gazës.

Hamasi ka thënë se dy të vrarët po kryenin misionin rutinor të monitorimit dhe sigurimit të kufirit jugor ndërmjet Gazës dhe Egjiptit.

Grupi militant islamik, Hamasi, ka marrë nën kontroll Rripin e Gazës pë prej vitit 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›