Presidenti serb Nikoliç së shpejti vizitë në Maqedoni

Presidenti serb Tomislav Nikoliç gjatë muajit të ardhshëm pritet të vizitojë Maqedoninë, e para kjo në një nga vendet e rajonit.
Sipas mediave proqeveritare maqedonase, ai është ftuar nga autoritetet e Shkupit me rastin e 100 vjetorit të Betejës së Kumanovës, e cila njihet si beteja që shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Ceremonia e 100-vjetorit të kësaj beteje si dhe takimet me kreun e lartë shtetëror janë pjesë të axhendës së presidentit serb Nikoliç. Qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritjen e një përmendore për këtë ngjarje.