E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë, vendi synon të reduktojë me rreth 20% vendet e punës në sektorin publik gjatë dekadës së ardhshme

Holanda njoftoi sot se synon të reduktojë me rreth 20% vendet e punës në sektorin publik gjatë dekadës së ardhshme, në kuadër të një përpjekjeje për të përmirësuar efikasitetin, e cila pritet t’i kursejë 3.5 miliardë euro.

hoande

Qeveria thotë se pret të reduktojë fuqinë punëtore me rreth 25 mijë vende pune me kohë të plotë gjatë 10 viteve të ardhshme.

Gjithashtu, ajo bëri të ditur se deri në tremujorin e parë të vitit 2027 do të paraqesë plane të detajuara se si përdorimi i Inteligjencës Artificiale (IA) mund të ndihmojë në arritjen e këtij objektivi.

Kjo nismë vjen pas objektivave të ngjashëm të vendosur nga qeveritë e mëparshme.

Pavarësisht synimit për të reduktuar numrin e punonjësve të administratës publike, që nga viti 2018 në administratën publike holandeze janë krijuar rreth 46.500 vende të reja pune, duke rritur fuqinë punëtore me 40%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›