E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holande, zbulohen tri shtëpitë në Kanë

Fransua Holande

Presidenti i ri i Francës, socialisti Fransua Holande, i cili ka deklaruar luftë kundër të pasurve dhe se ai është një Presidenti i thjeshtë dhe normal, zotëron tri shtëpi pushimi në rivierën e famshme të Kanës. 57-vjeçari që ka deklaruar se nuk i mbështet të pasurit dhe kërkon revolucion me taksa super të larta për ta, në fakt është i pasur vetë, në mënyrë të konsiderueshme. Asetet e tij janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare, e cila paraqet informacion të verifikuar mbi qeverinë franceze. Asetet e tij, që mund ta vënë në një pozicion të vështirë Presidentin Normal, arrijnë rreth 1.3 milionë euro. Mes aseteve të tjera janë tri llogari të rrjedhshme në bankat e Francës dhe një sigurim jete. Por janë pronat e tij të mrekullueshme që kanë shkaktuar pakënaqësi te miliona francezë të zakonshëm që votuan për të duke e konsideruar njërin prej tyre. Holande njihet për kritikat e ashpra ndaj presidencës së kushtueshme të Nikolas Sarkozisë. Përveç apartamentit në Paris që ai e ndan me partneren e tij Valerie Trierveiler, Holande ka në pronësi një vilë luksoze në Mougins, Kodrat e Kanës, ku dikur jetonte artisti Pablo Pikaso. Vlera e saj është llogaritur në 800.000 euro dhe është shumë afër dy apartamenteve të tjera të Holande në Kanë, me vlerë 230.000 euro dhe 140.000 euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›