Pasanikët po “arratisen” nga Franca

“Eksodi” ka ardhur pasi ata janë trembur nga programi për super-tatimin prej 75 për qind, të njoftuar nga presidenti socialist, Francois Hollande.
Tatimi në fjalë është parashikuar të aplikohet mbi atë pjesë të të ardhurave ,që kalon një milion euro dhe sjell rritjen e pasurisë.
Sipas një hetimi të zhvilluar në tri vendet e sipërpërmendura nga e përditshmja “Le Parisien”, arratia e frikshme është, të paktën pjesërisht e vërtetë.
Vizioni i ri i Hollande për rimëkëmbjen e ekonomisë, duke shmangur masat shtrënguese, bëri që ai të zgjidhej president i Francës.
Ditën e martë, pasi të bëjë betimin në pallatin Elize, Hollande do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Vetë Merkel u shpreh pak ditë më parë e gatshme për të bashkëpunuar me presidentin e ri socialist, por theksoi se masat shtrënguese janë të pashmangshme.