Holandezi kuqezi, jashtë fushave të futbollitJeta tjetër e trajnerit të kombëtares. Familja, miqtë e preferencat

Leonard Karaj (SPECIALE E TIRANA OBSERVER) -I pati shkelur syrin si fillim irlandezëve me shpersën se mund të bëhej Njëshi i përfaqësueses së tyre. Madje tentoi të ngrinte kuotat e tija edhe më shumë duke lançuar emrin e tij ndër kandidatët kryesorë të pankinës çeke vetëm pak orë pas bisedës së parë me presidentin e federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Por në fund, jo pa marrë çka pretendonte hodhi të zezë mbi të bardhë firmën e tij si pasardhës i plakushit Bariç në pankinën kuqezi. “Nuk ju premtoj gjë, ca më pak kualifikimin për në botëror. Në rast të kundërt iki që tani ende pa filluar mirë punën”, kjo ishte deklarata e parë e Arie Haan e cila tingëlloi disi e çjerrë për pesimistët dhe radikalët, por reale për optimistët dhe liberalët.
Në Shqipëri deri atëherë e njihnin vetëm për faktin se kishte zbritur dikur në qilimin e “Qemal Stafës” me Ajaksin e madh, 16 shtatorin e 1970-ës. Nuk dinin gjë për karakterin e tij mjaft të ashpër i cili jo pak herë e kishte çuar drejt konflikteve fatale me presidentë federatash dhe klubesh. Nuk dinin për akuzat që i ishin bërë nga drejtuesit e Anderleht, si trajner femrash. Haan reagonte duke kërkuar 10 milionë fiorinta holandeze (250 mijë euro) dëmshpërblim nga klubi belg për dhunim të emrit, imazhit dhe integritetit si trajner. Nuk dinin asgjë as për jetën e tij familjare e “thyer” nga një divorc jo pak i kushtueshëm dhe nga një dashuri e gjetur në “kalërim” të 50-ve. E natyrisht që nuk dinin as për gjërat më private, si ushqimi i preferuar, hobi si dhe lidhjet jo shumë të forta me ata që punon.
Familja
Arie Haan është martuar dy herë. Me gruan e parë, holandeze ka një djalë, tashmë 33 vjeçar, Advin Haan. Ndërsa me gruan e dytë, spanjolle ka një vajzë dhe një djalë. Duhet theksuar se Haan është shumë skrupuloz kur vjen fjala te jeta e tij private përveç faktit se divorci i ka kushtuar mjaft edhe për faktin se i është dashur që ti lërë një pjesë të madhe të pasurisë së tij ish-bashkëshortes. Ndarja me të ndikoi edhe në ndryshimin e rezidencës së tij nga Haolanda në Shtutgart të Gjermanisë. Gjithsesi Haan ka ruajtur marrëdhënie të mira me djalin e tij Advin, 33 vjeç i cili ka qenë jo pak i angazhuar edhe si vëzhgues në disa ndeshje i futbollistëve të kombëtares shqiptare. Edhe ai sikundër i ati deri në moshën 18-vjeçare ka luajtur futboll por më pas vërejti se nuk ishte i prerë për një gjë të tillë. Aktualisht punon si agjent në një axhensi sigurimi jete.
Gastronomia
Është goxha aristokrat në mënyrën e të ngrënit. Preferon më shumë kuzhinën tradicionale evropiane. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë ka shijuar edhe ushqimet tipike shqiptare, por sipas miqve të tij nuk ka treguar një “dashuri” të madhe për to. Parapëlqen shumë peshkun. Këtë të fundit e shijon në mënyrë të veçantë në restorant “Piazza” në Durrës. Sipas përkthyesit Ajet Xeka është i vetmi vend që ka pëlqyer në mënyre të konsiderueshme deri tani në Shqipëri. E megjithatë duhet theksuar se Haan nuk ka krijuar ende ndonjë afeksion për vendin tonë edhe pse në intervistat në mediat e huaja nuk ka kursyer fjalët e mira si një nga vendet ideale për trajnerët e huaj. Në Shqipëri vjen thjesht për punën e tij pa treguar kurrë farë afeksioni. Një gjë e tillë shihet edhe në faktin se ai nuk ka pranuar të marrë një shtëpi për të jetuar mbase një pjesë të kohës edhe më pranë futbollit shqiptar, të cilin nuk e konsideron si shpresëdhënës për skuadrën e tij.
Miqtë shqiptarë
Miku i tij më i mirë në Shqipëri është përkthyesi, Ajet Xeka. Kohët e fundit është parë edhe në shoqërinë e Shefit të Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ermal Kuka. Por veç këtyre ai nuk preferon të krijojë miqësi me shqiptarët duke mbajtur gjithnjë një largësi të konsiderueshme. Gjatë kohës së lirë në kafenetë e hoteleve ku grumbullohet kombëtarja e shikon zakonisht me bashkëpunëtorët e tij të cilët madje ka preferuar që ti paguaj ai vetë dhe jo FSHF-ja. Ndërkohë që Xeka dhe Ylli Mihali janë të vetmit shqiptarë në stafin e tij. I pari në rolin e përkthyesit dhe i dyti në atë të masazhatorit. Që të dy këta të fundit ndryshe nga zëvendës/trajneri, Wim Suurbier, trajneri i portierëve Niko de Bree dhe fizioterapisti Stijn Van de Broucke, paguhen nga federata shqiptare dhe jo nga Haan.
Tri kontinente
Arie Haan ka drejtuar skuadra në tri kontinente. Në Azi ai drejtoi përfaqësuesen e Kinës, në Afrikë atë të Kamerunit dhe në Evropë, po drejton me sukses Shqipërinë. Lista e “udhëtimeve” pasurohet me ekipe klubesh në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Austri, Iran. Por Haan luajti një rol të dorës së parë edhe gjatë Lojërave Olimpike “Pekin 2008” duke ndihmuar jo pak përfaqësuesen olimpike të Holandës në ambjentimin me Kinën, vend në të cilin ai qëndroi për dy vjet. E ndërsa nga Kina u largau thjesht për rezulate (nuk iu ofrua rinovimi i kontratës), nga Kameruani haan iku vetëm gjashtë muaj pasi ishte bërë trajneri i ekipit përfaqësues. “Nuk mund të ndërtoj një ekip të mirë për Kamerunin për shkak të ndërhyrjes në punën time”, pati deklaruar Haan për prestigjiozen britanike “BBC” në shkurt të vitit 2007, duke fajësuar presidentin e Federatës Kamerunase të Futbollit, Mohamed Iya. “Gjithkush në federatë ndërhyn dhe në mënyrë të veçantë presidenti, kështu që nuk është më e nevojshme që unë të qëndroj”. Kështu holandezi ka preferuar të mbajë të njëjtën linjë edhe me drejtuesit e FSHF-së të cilët nuk nguroi ti kritikonte teksa ata i ofruan Lihtenshtejnin për miqësoren e gushtit. “Doja një ekip të fortë, jo Lihtenshtejnin”, pati deklaroi ai në konferencën për shtyp.
12.5
mijë euro në muaj përfiton Arie Haan si trajner i kombëtares shqiptare. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare nga e cila do përfitojë rreth 300 mijë euro.
7
mijë euro çdo pikë të fituar është shpërblimi që do përfitojë holandezi nga Federata Shqiptare e Futbollit. Të gjitha këto do të jepen në fund të sezonit.
Bashkëshortet
Është martuar dy herë. Me gruan e parë, holandeze ka një djalë, tashmë 33 vjeçar, Advin Haan. Ndërsa me gruan e dytë, spanjolle ka një vajzë dhe një djalë. Nuk dihet asgjë për çka bën ai jashtë karrierës si trajner. Madje edhe djalit të madh, Advinit, ai i pati ndaluar në mënyre kategorike të flasë me mediat. Të vetmen intervistë ia ka dhënë uebsajtit prestigjoz të albania-sport.com por edhe në atë rast me shumë rezerva.
Djali, Advin Haan
Është 33 vjeç dhe punon në një kompani sigurimesh jete. Ka qenë dy herë në Shqipëri ku ka biseduar edhe me zyrtarë të FSHF. Advini ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol plotësues të të atit në kombëtare. Ai ka ndjekur disa nga ndeshjet e kundërshtarëve të Shqipërisë dhe të lojtarëve kuqezinj me klubet e tyre si Cana, Lala, Skela dhe Kapllani. Edhe ai sikundër i ati deri në moshën 18-vjeçare ka luajtur futboll por më pas vërejti se nuk ishte i prerë për një gjë të tillë.
Gastronomia
Preferon më shumë kuzhinën tradicionale evropiane. Ka provuar edhe ushqimet tipike shqiptare, por nuk ka treguar një “dashuri” të madhe për to. Parapëlqen shumë peshkun. Madje në të paktat herë që ka qenë në vendin tonë është ushqyer kryesisht me fruta deti ose peshk. Këtë të fundit e shijon në mënyrë të veçantë në restorant “Piazza” në Durrës. Sipas përkthyesit Ajet Xeka është i vetmi vend që ka pëlqyer në mënyre të konsiderueshme deri tani në Shqipëri.
Miqtë shqiptarë
Kur vjen në Shqipëri shoqërohet “këmba-këmbës nga përkthyesi, Ajet Xeka. Kohët e fundit është parë edhe në shoqërinë e Shefit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Ermal Kuka. Por veç këtyre ai nuk preferon të krijojë miqësi me shqiptarët duke mbajtur gjithnjë një largësi të konsiderueshme. Gjatë kohës së lirë në kafenetë e hoteleve ku grumbullohet kombëtarja e shikon zakonisht me bashkëpunëtorët e tij të cilët preferon ti paguaj ai vetë dhe jo FSHF.
Natyrë e ftohtë
Nuk ka krijuar ndonjë afeksion për vendin tonë edhe pse në intervistat në mediat e huaja nuk ka kursyer fjalët e mira si një nga vendet ideale për trajnerët e huaj. E megjithatë në Shqipëri vjen thjesht për punën e tij pa treguar kurrë farë afeksioni. Një gjë e tillë shihet edhe në faktin se ai nuk ka pranuar të marrë një shtëpi për të jetuar mbase një pjesë të kohës edhe më pranë futbollit shqiptar, të cilin nuk e konsideron si shpresëdhënës për skuadrën e tij.
E Shtune, 10 Janar 2009