E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuza për buxhetin

Tiranë -Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin e saj për buxhetin e vitit 2009 të qeverisë. Nënkryetari i grupit parlamentar Erion Braçe, tha se kriza ekonomike ka përfshirë çdo familje, përveç asaj të Berishës. Ai akuzoi qeverinë se nuk ka zbatuar ligjin bazë të buxhetit, duke mos vënë nën kontroll shtrirjen dhe efektet e krizës dhe përmes disiplinës fiskale.

“Shifrat e realizimit të buxhetit të shtetit, për vitin 2009, vetëm për dy muajt e parë, tregojnë një rrezik të madh për ekonominë e vendit, rrezik të madh për ekonominë e çdo familjeje të vendit, rritjen e varfërisë, rritjen e tmerrshme të e papunësisë si dhe mungesën e zërit të investimeve publike në vend”-deklaroi Braçe gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, mosrealizimet në buxhet janë 13 milionë dollarë. “Në zërin e të ardhurave ligji i buxhetit të shtetit është shkelur duke treguar vetëm për dy muaj një deficit prej 35 milionë dollarësh. Tatimi mbi fitimin ne dy muaj nuk është realizuar vetëm në 4 milionë dollarë, tatimi mbi pasurine ka një mosrealizim në masën 4.3 milionë dollar, taksat lokale vetëm në dy muaj kanë një mosrealizim në mbi 7 milionë dollarë”-vijoi Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›