E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, koalicioni i Gjukanoviç favorit

Podgoricë -Zgjedhjet që do të zhvillohen në Malin e Zi, pritet të nxjerrin fitues koalicionin e udhëhequr nga nga Millo Gjukanoviç, bëjnë të ditur sondazhet e zhvilluara në këtë shtet fqinj të Kosovës. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka konfirmuar pjesëmarrjen e 16 listave garuese në këto zgjedhje të jashtëzakonshme. Favorit absolut konsiderohet lista “Për Malin e Zi evropian”, e tubuar rreth kryeministrit aktual të këtij shteti, Millo Gjukanoviç.

Sipas analistëve, Gjukanoviç do të mund të hynte në koalicion vetëm me ndonjë nga partitë shqiptare, edhe pse sipas sondazheve të fundit, ai mund të mos ketë fare nevojë për një gjë të tillë, pasi që pritet të fitojë deri në 54% të votave. Partia Socialiste Popullore në këto zgjedhje pritet të fitojë 17 % të votave, ndërsa ajo Demokracia e Re Serbe, 12%.

Përçarja në 6 parti politike të shqiptarëve në Malin e Zi, rrezikon të ulë ndjeshëm përfaqësimin e tyre në Parlament. Gjashtë parti kanë paraqitur 6 lista dhe secila ka bërë fushatë me vete. Në Mal të Zi është sistemi proporcional dhe një parti duhet të marrë të paktën 2.500 vota që të ketë një deputet, ndërkohë që numri i votuesve shqiptarë është gjithsej 30 mijë. /telegrafi/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›