Hollande konfirmon tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani

Të premten e18 Majit në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij amerikan, presidenti François Holland kujtoi premtimin e tij për të riatdhesuar kontigjentin francez në Afganistan deri në fund të vitit, por tha se Parisi do të mbështesë misionin e NATO-s në Afganistan me mjete të tjera.
Ai gjithashtu theksoi konvergjencën e interesave midis SHBA dhe Franca dhe bëri thirrje për politika për të nxitur rritjen ekonomike. "Në mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara, ka shumë ide të përbashkë që ndajmë, siguroi Fransua Hollande. Ndajmë të njëjtin qëndrim se Greqia duhet të qëndrojë në zonën e euros."
Barack Obama gjithashtu theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Parisit. "Shtetet e Bashkuara çmojnë marrëdhëniet e tyre me Francën", tha kreu i qeverisë amerikane, i cili vlerësoi se "G8 do të diskutojnë mënyrat për të nxitur rritjen".
Pas vizitës së tij, Francois Hollande ka planifikuar të mbaj një konferencë për shtyp në Ambasadën e Francës, ku do të takohet pasdite me komunitetin francez. Përveç samitin e G8, presidenti do të marrë pjesë të dielën në samitin e NATO-s në Çikago.
Ky samit do të specifikojë planin për transferimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane në fund të vitit 2014, kur trupat e huaja janë duke menduar për tu tërhequr.