E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme në Afganistan, vriten dy ushtarë të NATO-s

Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë gjatë të premtes në një sulm nga militantët e dyshuar në lindje të Afganistanit.

Agjencia e lajmeve AFP, raporton se sipas një zyrtari afgan, gjashtë ushtarë të tjerë që shërbejnë në Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë janë plagosur nga ky sulm në bazën e tyre ushtarake në Nari.

Udhëheqësit e NATO-s kanë konfirmuar se dy anëtarët e shërbimit janë vrarë në një sulm të kryengritësve në lindje të Afganistanit.

Identiteti i ushtarëve nuk është bërë i ditur.

Sulmi i fundit erdhi një ditë pasi disa persona të armatosur, të veshur me uniforma të policisë afgane, që kishin eksploziv në trup, sulmuan një kompleks qeveritar në provincën jugperëndimore të Farahs, duke vrarë shtatë vetë dhe duke plagosur 12 të tjerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›