E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshimet për dhunë në burgun e Manastirit, MD nis hetimet

Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti sot ka vizituar burgun e Manastirit, pas dëshmive për dhunim të paraburgosurëve shqiptarë në rastin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
 

Ministri Bexheti deklaroi se ka urdhëruar drejtorinë e këtij burgu që të shqyrtojë rastin dhe të merret përgjegjësi. "Do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që kanë bërë maltretime dhe nuk do të lejojmë që të shkilen të drejtat dhe liritë e njeriut", deklaroi ministri i Drejtësisë.
 

Por nga Drejtoria e burgut kanë bërë të ditur se nuk kanë pasur ankesa në adresë të drejtorisë së burgut nga ana e të paraburgosurëve se është ushtruar dhunë dhe janë maltretuar.
 

Në shoqërimin e ministrit Bexheti ka qenë edhe drejtorja e Agjencisë për ekzekutimin e sanksioneve. "Gjithkund ku ka dyshime për çdo rast të këtij tipit të dhunës, ne jemi këtu për të parë gjendjen dhe se a ka shkelje të të drejtave të njeriut, sidomos për personat që janë në paraburgim", deklaroi drejtorja e kësaj agjencie Lidija Gavrilovska.
Ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti ka theksuar sot se do të shqyrtohet dhe hulumtohet rasti dhe se do të vërtetohen ankesat e bëra nga

Avokati i Popullit lidhur me maltretimit të të paraburgosurëve shqiptarë në burgun e Manastirit, të cilët dyshohen për kryerjen e vrasjes së pesëfishtë më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.
 

Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti ka theksuar se ndaj dy të burgosurëve është ushtruar dhunë dhe tortura. “Tek dy persona është konstatuar dhunë që kanë pasuar me lëndime trupore në burgun e Manastirit”, ka deklaruar Mehmeti, duke shtuar se me këtë rast pritet të ngritet padi penale për matretim dhe ushtrim dhune gjatë detyrës nga ana e zyrtarëve të policisë së burgut.
 

Shqetësimet lidhur me ushtrimin e dhunës janë shprehur edhe organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Amnesty International pritet të informohet lidhur me rastin e ushtrimit të dhunës ndaj të arrestuarëve të operacionit “Monstra” që gjendjen në burgun e Manastirit.
 

Organizata për të drejtat e njeriut IGFM në Maqedoni ka paralajmëruar se do të informojë instancat ndërkombëtare dhe organizatat e ndryshme për ushtrim dhune ndaj të paraburgosurëve, të cilët janë të arrestuar si persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›